Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një therje me thikë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Ky konflikt raportohet të ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes disa personave në trafik, shkruan arbresh.info
Detaje më të hollësishme për këtë rast ka dhënë policia e Kosovës, ku deklaroi se se ka arrestuar një 52 vjeçar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka therur me thikë një 36 vjeçar.
“Sot rreth orës 08:30 nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për lëndim trupor. Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast një prej tyre: D.Z , 36 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar personin e dyshuar: F. D , 52 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se, aktualisht hetuesit janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. / arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...