Google ADS

Therje me thikë në Gërmi, një person në gjendje të rëndë

13:10 | 23 Prill 2018
Arbresh.info

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje tek parku i Gërmisë, kanë therur me thikë një person tjetër, po ashtu mashkull shqiptar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në QKUK, sipas mjekut kujdestar gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Vetura që personat e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi  i ngjarjes si dhe thika e përdorur janë sekuestruar nga policia.

Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme