Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në lidhje me therjen për vdekje të 41-vjeçarit në Fushë Kosovë.
Në një njoftim për media, Policia ka njoftuar se në orën 11:30 të mëngjesit, ka arrestuar A.M dhe L.B, që të dy 26-vjeç, nga të cilët ka sekuestruar një thikë, që dyshohet se është përdorur, përcjell arbresh.info.
Pas intervistimit, që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje
Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.
Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar:
– A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
si dhe sekuestuarimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rast.
Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...