Google ADS

Therja me thikë në Hajvali, viktima u sulmua nga tre persona

09:06 | 11 Dhjetor 2021
L G

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme me thikë të një personi në Hajvali.

Policia me anë të raportit 24-orësh ka bërë të ditur se gjithçka kishte ndodhur pas një incidenti mes tre personave të dyshuar dhe viktimës, shkruan lajmi.net.

Është bërë e ditur se tre të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Hajvali 10.12.2021 – 21:35. Është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme