Dje është therur me thikë disa herë i riu G.Madanaj nga fshati Saradran i Komunës së Istogut.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Spitali i Përgjithshëm Pejë.
Siç thuhet në njoftim, “pacienti ka pasur 8 plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhe pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore”.
Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:
Pacienti me 8 plagë nga mjetet e mprehta trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!
Mbrëmë më datë 4.01.2023 rreth orës 18:20 minuta në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është pranuar një pacientë i therrur me mjete të mprehta.
Pacienti ka pasur 8 plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhee pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore. .
Ekipi kujdestar i prirë nga Kirugu Dr.Rifat Dreshaj ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që fatmirësisht kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësorë të pacientit.
Pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij. /arbresh.info/
lexo edhe:
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...