Mbrëmjen e kaluar një 17-vjeçar serb është therur me thikë pas një përleshje me disa shqiptarë në Urën e Ibrit në Mitrovicë. E për këtë rast ka reaguar edhe KFOR-i në Kosovë.
Zëdhënësi i KFOR-it, Pio Sabeta, ka thënë në veri të Mitrovicës gjendja është e qetë.
Nga ky mision thonë se duhet të priten rezultatet e hetimit në mënyrë që të përcaktohen të gjitha rrethanat e çështjes.
Ai tha se KFOR është duke punuar ngushtë me organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Derisa shtoi se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën.
“Në rast të ndonjë lloj rreziku që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, KFOR është i gatshëm të marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sabeat për RTK 2.
“Në lidhje me incidentin e djeshëm në Mitrovicën e Veriut, duhet të presim rezultatet e hetimit për të përcaktuar rrethanat e sakta,” thuhet në përgjigjen e KFOR.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës