Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shprehur mirënjohje për stafin e QKUK-së për intervenimin e shpejtë ndaj tre nga katër personat që u theren sot me thikë në Ferizaj.
“Falë reagimit të shpejtë nga Klinika Emergjente, dëgjova lajmin e mirë se gjendja e vajzës 10-vjeçare është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e personave të tjerë është kryesisht stabile, përveç personit i cili pavarësisht që është në ri animin këtu, mund të ndodh që të ketë nevojë edhe për një intervenim kirurgjik”, ka thënë Vitia për RTK-në.
Tre nga katër personat e therur me thikë në Ferizaj ishin sjell për trajtim në Emergjencën e QKUK-së.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:40, ku një person i moshës madhore në rrethana ende të pasqaruara ka therur me thikë katër kalimtarë të rastit.
Biden e pret Trumpin në Shtëpinë e Bardhë
Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen në Klinë
Krasniqi takon drejtoreshën e NDI: Angazhimi i PDK-së për fu...
E konfirmuar, një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat ...
Dyshohet për një të vrarë dhe një të plagosur në qendër të K...
ETEA e quan fushatë dezinformuese debatin për edukimin seksu...