Google ADS

Therja e dy qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës, Sveçla: U therën nga pjesëtari i strukturave kriminale të Serbisë

21:15 | 2 Mars 2023
K.B

Ministri i Punvëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një pjesëtar i strukturave paralele të Serbisë në veri të Mitrovicës ka therur me thikë dy qytetarë të nacionalitetit serb.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga Policia e Kosovës është njoftuar se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetarë të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor.

“Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka thënë se njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë. /arbresh.info/

lexo edhe:

Theren me thikë dy persona në veri të Kosovës

Të ngjashme