Theri me thikë të miturin në vetëmbrojtje, gjykata e dënon me 6 muaj me kusht, i cili zëvendësohet në gjobë prej 1200 euro

11:11 | 19 Dhjetor 2019
L G

Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim dënues ndaj E.P për vepër penale vrasje e mbetur në tentativë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

“Me datë 17.10.2018, rreth orës 18:20 minuta, në Pejë, duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, me thikë ka tentuar ta privoi nga jeta të dëmtuarin e mitur V.K, në atë mënyrë që i dëmtuari i mitur V.K së bashku me të miturit D.K dhe E.K, shkojnë tek Stacioni dhe në momentin kur udhëtaret kanë qenë duke hipur në autobus, i dëmtuari i mitur V.K ishte afruar afër turmës së njerëzve dhe kishte pyetur se cili është E.P i cili ishte përgjigjur “po jam unë”, i dëmtuari i mitur V nxjerr revolen, me të cilën e godet dy herë në kokë të pandehurin E, ku pastaj të dëmtuarit V i bie karikatori nga revolja me municion, aty më pas fillon përleshja fizike në mes të dëmtuarit të mitur V dhe E me ç’rast gjatë kësaj përleshje i pandehuri E me thikë e godet të miturin V në gjoks, ku si pasojë i njëjti pëson dëmtime”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri E.P ka kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe nenin 12 par.4 të KPPRK-së.

Të pandehurin E.P gjykata e gjykoj me dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit iu zëvendësua me dënim me gjobë në shumë prej njëmijedyqind euro (1.200) € e të cilin dënim me gjobë, është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre (3) muaj nga dita e plotfuqishmërisë aktgjykimit, e po që se nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, atëherë dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg ku një ditë burgu do t’i llogaritet në shumë prej njëzet euro (20 €).

I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor gjykatës t’ia paguaj shumën prej njëzet euro (20 €) si dhe në emër të shpenzimeve të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë euro (50 €) e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit .

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme