Theri me thikë një person, prangoset 46 vjeçari në Deçan

15:18 | 12 Shkurt 2024
L G

Një 46 vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka  kryer veprën penale “Vrasje nё tentativë” .

Policia, bën të ditur se i dyshuari E.B 46 vjeçar është arrestuar sot, pasi një natë më parë kishte therë me thikë një person në rrugën “ Haki Povataj ” në Deçan, raporton Arbresh.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Deçan,  me datë 11. shkurt  2024 rreth orës 22:40, është informuar se në rrugën “ Haki Povataj ” në Deçan ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit  te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion  kanë kuptuar se gjatë përleshjes i dyshuari e kishte lënduar viktimën me mjetë  të mprehtë ( Brisk)  me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë”, bënë të ditur policia.

Pas intervistimit  të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Arbresh.info/

Njoftimi i plotë

Të ngjashme