Google ADS

Theri me thikë një person, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë

09:50 | 18 Dhjetor 2023
L G

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin për vrasje të rëndë, D.T, i cili dyshohet se theri shtatë herë me thikë tashmë viktimën A.B, i cili nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.

D.T, sipas prokurorisë, po dyshohet për “vrasje të rëndë”, raporton Arbresh.info.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.T., në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, i pandehuri D.T., me dashje,  për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.B., duke e goditur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale./Arbresh.info/

 

Të ngjashme