Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë.
Në njoftim thuhet se me datën 27-04.2025 i dyshuari i mitur me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin e mitur në oborrin e një shkolle në Ferizaj pas një mosmarrëveshje, përcjell Arbresh.info.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti për të Mitur – Shabi Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë 27.04.2025, rreth orës 15:10, në një rrugë në Ferizaj, përkatësisht përballë shkollës se mesme të mjekësisë, i mituri me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, përmes rrjetit social “snapchat”, dhe me tu takuar në oborrin e shkollës së lartcekur, i mituri paraprakisht kishte siguruar një mjet të mprehtë-thikë, mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor apo dëmtimin e shëndetit, ku fillimisht e ofendon me fjalë banale të dëmtuarin, e më pas e godet tre herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe krahut, për çka i njëjti si pasojë e këtyre goditjeve pëson lëndime të rënda trupore, e për ato lëndime posedon edhe raport mjekësor të datës 27.04.2025, lëshuar nga Spitali i Përgjithshëm, Qendra Emergjente në Ferizaj, e për shkak të gjendjes kritike shëndetësore, i njëjti transferohet menjëherë në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Arbresh.info.
Kurti takon ish-Presidentin e Kroacisë, shpreh mirënjohje pë...
Rashiq takon serbët e zhvendosur, i gatshëm për të mundësuar...
Rraklli sugjeron Sylvinhon të luaj me Dakun e Brojën në sulm
ShKK pjesë e përpjekjeve për luftimin e radikalizmit dhe eks...
Ndeshja Shqipëri-Serbi, Deliu – Kodra: Sonte luan zemr...
Nën ritmin e këngëve patriotike, nuk mungojnë as brohorimat ...