Google ADS

Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

10:57 | 24 Shtator 2018
Arbresh.info

Një person është therur me thikë mbrëmë në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktima është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj.

Sulmi, sipas viktimës, ka ndodhur për shkak të një problemi të mëhershëm që kishte vëllai i tij me të dyshuarit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme