Google ADS

Theret me thikë një person në Prishtinë

09:44 | 20 Dhjetor 2023
E.G

Një person është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje nga dy të dyshuar në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në QKUK, shkruan Arbresh.info.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në ora 13:00.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë  19.12.2023 – 13:30.   Viktima mashkull K-Shqiptar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga dy të dyshuar  meshkuj kosovarë. “, thuhet në raportin e policisë.

Si provë materiale ëshët konfiskuar një thikë.

Ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme