Një person është therur me thikë në rrugën “19 qershori”, në Podujevë.
Policia ka njoftuar se viktima i mitur, ka kërkuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që i kishte marrë nga një mjet i mprehtë, thikë.
Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një i mitur.
Ky është njoftimi i plotë i PK-së:
Rr. “19 Qershori”, Podujevë 27.10.2020-19:35. Është raportuar se viktima i mitur mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që i kishte marrë nga një mjet i mprehtë – thikë. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar./arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?