Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

08:51 | 22 Shtator 2024
E.H

Një person është arrestuar në fushë Kosovë pasi gjatë një përleshje me disa persona të tjerë, ka goditur viktimën me thikë në dorë.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 21.09.2024 – 17:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se gjatë një përleshje midis disa personave ka goditur me thikë në dorë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme