Google ADS

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

09:14 | 2 Gusht 2023
E.H

Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuari, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Gjithashtu, është sekuestruar thika e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte godit me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e goditjes me thikë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar thikën e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme