Google ADS

Theret me thikë një femër në Prishtinë

16:16 | 14 Dhjetor 2021
A. B.

Një femër është therur me thikë sot në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme