Google ADS

Theret me thikë i mituri në Prishtinë, arrestohet një person

08:38 | 24 Shtator 2024
E.H

Një i mitur është arrestuar në Prishtinë pasi që dyshohet se ka therur me thikë një të mitur tjetër, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 23.09.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë një mashkull të mitur kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme