Një person është therur me thikë sot rreth orës 20:00 në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se viktima fillimisht është dërguar në në Qendren Emergjente në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Siç potencon Hashani, i dyshuari i këtij rasti është i njohur për policin dhe është në kërkim të tij.
“Ju njoftojme se sot me datën 13.11.2024 rreth orës 20:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Isa Boletini’’ prapa stacionit të autobusve në qytetin e Gjilanit ka ndoodh një rast therje me thikë. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para mësohe se viktime është i moshës 24 vjeqar i cili me urgjencë është dergu në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dergohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor. Policia e Kosovës po punon intezivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, tha Hasahi./Arbresh.info
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63