Dy persona dyshohet se janë therur me thikë në Prishtinë.
Ngjarja sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë, shkruan arbresh.info
Si pasoj e një përleshje, sipas tij, dyshohet se dy persona janë lënduar me thikë.
”Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë, menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor”.
Ai bënë të ditur se një person është arrestuar si i përfshirë në këtë rast.
”Një i dyshuar që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor. Ndërkohë që policia ka iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, u shpreh Borovci.
sipas tij,p olicia ka iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...