Komuna e Podujevës ka themeluar Task Forcën “Ta Pastrojmë Podujevën”, e cila do të koordinojë dhe organizojë aktivitetin e pastrimit në kuadër të iniciativës së Qeverisë së Kosovës për organizmin e aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Takimin e parë të Task Forcës, e udhëhoqi nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari, ndërsa në përbërje të saj janë përfaqësues të institucioneve relevante, drejtorë komunalë, përfaqësues të shoqërisë civile, media dhe përfaqësuesit e kompanive publike që veprojnë në Podujevë.
Nënkryetari Rudari tha se Komuna e Podujevës në vazhdimësi ka organizuar aktivitete të suksesshme në fushën e mbrojtjes së ambientit.
“Ne si komunë kemi një traditë të mirë dhe të suksesshme në organizimin e aksioneve për pastrimin e ambientit, ngase ndër vite organizojmë edhe aksione vetanake si komunë, por edhe në bashkëpunim me Iniciativën ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, ku kemi treguar rezultate të mira, madje edhe jemi shpërblyer”, tha nënkryetari Rudari.
Ai gjithashtu foli për rëndësinë e organizimit sa më të mirë dhe masovik të aksionit të 15 shtatorit, duke kërkuar angazhimin e të gjithë akterëve për një ditë të suksesshme.
Rudari tha se Komunës së Podujevës do t’i bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizim të suksesshëm të aksionit.
Në lidhje me çështjen e organizmit të kompanive që janë të kontraktuara nga Komuna e Podujevës, drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi tha se Komuna e Podujevës e ka një kompani që është e kontraktuar për eliminimin e deponive ilegale, por DSHPMSH do ta thërras një takim të veçantë për t’i mobilizuar të gjitha kompanitë publike që veprojnë në Podujevë për t’iu përgjigjur sa më mirë aksionit.
Të gjithë pjesëmarrësit në takim u zotuan për angazhim në favor të organizimit sa me të mirë të aksitonit të 15 shtatorit.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...