Me nismën e një numri ish-ambasadorësh të Kosovës është themeluar Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, në anglisht Council of Kosovo Ambassadors (CKA). Këshilli do të njihet me shkurtesën CKA dhe është organizatë joqeveritare e organizuar në formë të shoqatës.
CKA është themeluar me qëllim të avancimit të interesave shtetërore të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes veprimtarive të diplomacisë qytetare, hulumtuese e akademike, si dhe ofrimit të përvojës dhe mbështetjes profesionale për politikën e jashtme të Kosovës. Fushëveprimi i saj është diplomacia publike e qytetare.
Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës është Ambasador Avni Spahiu. Një aktivitet përurues i CKA-së do të mbahet sot, ditë e enjte, më 27 prill 2023, në Prishtinë. Kuvendi i parë zgjedhor do të mbahet në vjeshtë, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...