Google ADS

Themelohet Fondi i Konfiskimit

11:26 | 22 Qershor 2022
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Konfiskimit.

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se deri më tani nuk ka patur ndonjë akt ligjor për çështjen e programit të konfiskimit.

“Mungesa e një ligji të tillë ndikon negativisht në programe të ndryshme që kanë për qëllim avancimin e institucioneve në luftën kundër krimit dhe pasurimit me vepra penale. Kjo reformë përmes Fondit të Konfiskimit do të jetë në funksion të realizimit të objektivave për avancim të luftimit më të suksesshëm të krimit të organizuar”, deklaroi Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, foli për rëndësinë e miratimit të këtij koncept dokumenti.

“Është pjesë e përmbushjes së obligimeve që dalin nga MSA. Lidhur me këtë vendet e BE-së dhe vendet e rajonit, përgjegjësisht çështjen e konfiskimeve e kanë të rregulluar”, deklaroi ministrja Haxhiu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme