Me 14 korrik 2017 u themelua Dhoma e Tregtise Itali – Kosovë, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë dhe një grupi biznesmenësh me ndikim në Itali.
President i saj u zgjodh diplomati i njohur italian, ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Giulio Terzi, ndërsa selia e saj do të jetë në Romë.
Në përputhje me objektivin e Ambasadës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, Ambasada do të jetë e përfaqësuar nga Ambasadarja, në cilësinë e Anëtares së Nderit të Dhomës së Tregtisë.
Në ambientet e Ambasadës u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit mes Ambasadores Alma Lama dhe Presidentit të Dhomës së Tregtisë Giulio Terzi. Ndërkohë një Memorandum Bashkëpunimi është nënshkruar edhe me Odën Ekonomike të Kosovës, nga kryetari i saj z. Safet Gerxhalliu.
Iniciativa e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë për themelimin e Dhomës së Tregtisë, ishte prezantuar në takimin me biznesmenë të mbajtur me 27 prill, i organizuar me qëllim të prezantimit të mundësive për investime dhe të potencialit për të bërë biznes në Kosovë.
Qëllimi i saj është rritja e bashkëpunimit të bizneseve italiane dhe atyre kosovare dhe mbrojtja e interesave të ekonomive të të dyja vendeve.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...