Google ADS

Themelohet Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për krahinën e Albertës në Kanada

10:53 | 9 Prill 2017
Arbresh.info

Dje, më 8 Prill në Calgary të Kanadas u mbajt takimi themelues i Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për Alberta.

Takimin themelues të Degës së LSHB-së për Alberta e hapi, kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, z. Dorian Londo, i cili ishte edhe organizues dhe mbështetësi kryesor i themelimit të Degës.

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu gjatë fjalimit të tij mbi të gjitha vlerësoj kontributin e vazhdueshëm të mërgatës shqiptarë gjatë gjitha zhvillimeve pozitive të historisë sonë kombëtare, ku rëndësi të veçant i kushtoj domosdoshmërisë së bashkimit të shqiptarëve rreth LSHB-së dhe Platformës për Shqipëri të Bashkuar, që jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar të jetë sa më i afërt.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se gjendja aktuale në territoret e Shqipërisë së Bashkuar kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve atdhetar, që mbi interesat e tyre personale kanë aspiratën e natyrshme të kombit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912, të Kuvendit të Vlorës për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar, ashtu siç e projektuan baballarët e kombit” deklaroi Veliu.

Në këtë takim, u prezantuan pikat kryesore të Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe vizioni i LSHB-së për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si dhe u shpërndan libri falas “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, me autor Tahir Veliu për të gjithë pjesëmarrësit.

Në fund të takimit, të pranishmit zgjodhen Këshillin Themelues të Degës së LSHB-së për krahinën e Albertës.

Koordinator të Degës së LSHB-së për Alberta u zgjodhën: Dorian Londo, Virgjil Simoni, Ndoc Frroku, Armando Jaupi, Remzi Ibrahimi, Gazmend Manaj, Bujar Gjuka, Ilir Kuqi, Nebi Murseli dhe Hektor Askushaj./Arbresh.info/

Të ngjashme