Në Queens të New York-ut, SHBA, themelohet Akademia e studentëve shqiptaro-amerikanë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shtetit për Diasporën, e cila thekson se të shtunën, më 16 mars, 21 studentët e parë firmosën aktin e themelimit të saj.
Dega e “Vatrës” në Queens deklaroi publikisht se nisi nga funksionimi Akademia e studentëve shqiptaro-amerikanë, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Akti i themelimit është firmosur nga 21 studentët e parë.
Në të njëjtën mbrëmje, dega e “Vatrës” në Queens me kryetar dr.Skënder Murtezani organizoi një veprimtari përkujtimore kushtuar 54-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të “Vatrës”, editorit të parë të “Diellit” dhe Atit të Kishës Autoqefale Orthodokse shqiptare, Fan S. Noli, si dhe përkujtimit të demonstratave të marsit të vitit 1981 në Prishtinë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...