Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Zyrave Komunale të Energjisë, përmes një udhëzimi administrativ, dhe sipas Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, koston për organizimin e këtyre zyrave te bartin komunat përkatëse, raporton arbresh.info.
“Synohet zbatimi i detyrave që kanë të bëjnë me strategjinë e energjisë, duke synuar zbatimin e programit të eficiencës së energjisë dhe masave të kursimit të saj,” është shprehur ministri Stavileci, derisa ka prezantuar Udhëzimin administrativ në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Përmes këtyre zyrave, sipas tij, po ashtu synohet përmirësimi i furnizmit të energjisë dhe zhvillimi i burimeve të ripërtritshme të energjisë, bashkëpunimi i nevojshëm me organe dhe institucione lokale në lëmin e planifikimit të këtij sektori me ndërmarrjet e energjisë dhe organizatat ndërkombëtare për të adresuar çështjet e zbatimit dhe të monitorimit në nivel lokal.
“Kyçe është përcaktimi i detyrave dhe përgjegjësive të zyrave komunale të energjisë apo caktimi i zyrtarëve komunal për energji për adresim të çështjeve në planifikim, zbatim dhe monitorim, të politikave të energjisë në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.”
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525305187534568/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë