Google ADS

Themelimi i Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Osmani falënderon SHBA-të

19:33 | 15 Prill 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se i është mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kështu ka bërë të ditur Osmani përmes një postimi në Facebook.

“Thellësisht mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka thënë Osmani.

“Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, përfundoi shkrimin Osmani./Arbresh.info

Të ngjashme