Raportet e themelues së Listës Guxo, Presidentes Vjosa Osmani, dhe pasardhësve të saj në krye të partisë Donika Gërvalla dhe Faton Peci tashmë qartë janë të acaruara.
Për dallim nga Gërvalla që ishte përplasur me deklarata me shefen e shtetit, Faton Peci po provon t’i marrë Presidentes patraonatin e një organizimi tradicional që është trashëguar nga Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.
Fjala është për Darkën e Lamës.
Ndonëse, organizimin tradicional të kësaj darke Presidentja Vjosa Osmani e ka zhvilluar gjatë muajit tetor, periudhë kur edhe është mbajtur tradicionalisht, Ministri Peci ka nisur organizmin e një eventi të ngjashëm paralel me 2 dhjetor.
Për këtë “organizim paralel”, Ministri i Bujqësisë ka nisur t’i shpërndajë edhe ftesat. Një prej tyre e ka siguruar gazeta online Reporteri.net.
2 dhjetori asocon edhe me datën e lindjes së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Derisa aktivitetin tradicional të nisur nga i fundit, Presidentja Osmani e zhvilloi me 26 tetor 2024.
“Darkën e Lamës”, e para e vendit këtë vit e organizoi për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS Fshatit të Fëmijëve.
“Kjo darkë, e cila përfaqëson një traditë të iniciuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, synon të festojë pasuritë dhe mirësitë e tokës së Kosovës dhe të vazhdojë ruajtjen e kësaj tradite të rëndësishme kulturore”, kishte theksuar Osmani gjatë organizimit.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale