Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale, Sejdë Tolaj me bashkëpunëtorë vizitoi Agjencionin për Produkte dhe Paisje Medicinale të Kroacisë ku u priten nga Kryeshefi Sinisha Tomiç me shefat e departamenteve të këtij institucioni.
Gjatë kësaj vizite palët u dakorduan që të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e produkteve dhe paisjeve medicinale duke shkëmbyer informacione mbi autorizim marketingun,kontrollin e cilësisë,farmakovigjilencën,pisjet medicinalet etj.
Gjithashtu palët u dakorduan që të bashkëpunojnë ngushtë lidhur me iniciativat e reja legjislative duke shkembyer pervojat praktike ne funksion të perafrimit të legjislacionit primar dhe sekondar lidhur me produktet dhe paisjet medicinale.
Ekspertet e dy Agjencive do të shkëmbejnë poashtu pervojat e tyre për çështjet që janë në interes të përbashkët,duke identifikuar problemet dhe ofrimin e mbështetjes reciproke për zgjidhjen e tyre./Arbresh.info/
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...