Mobilizimi i ushtrisë serbe ditën e shtunë pranë kufirit me Kosovën ka ngritur reagime të shumta ndërkombëtare.
Mirëpo, prestigjiozja britanike “The Guarden” shkruan se pas paralajmërimit të SHBA-së për masa ndëshkuese ndaj Serbisë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka urdhëruar tërheqjen e trupave, transmeton Arbresh.info.
Siç thuhet në artikull, Shtëpia e Bardhë e quajti një grumbullim “të paprecedentë” të trupave dhe armaturave serbe.
The Guardian raporton se një zyrtar i qeverisë kosovare konfirmoi një tërheqje të pjesshme serbe të shtunën, me largimin e trupave dhe pajisjeve që ishin zhvendosur në pozicionet përreth kufirit në pesë ditët e fundit, duke lënë pas një forcë ende të rëndësishme që është e vendosur në zonë.
Tërheqja pasoi një deklaratë publike shqetësimi nga Shtëpia e Bardhë, një thirrje të ashpër drejtuar Vuçiqit nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe përforcimin e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, me qindra trupa britanike.
Në bisedën e tij me Vuçiqin, Blinken bëri thirrje për “de-përshkallëzimin e menjëhershëm” dhe një kthim në marrëveshjen e tij të mëparshme për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Sipas Vuçiqit, Blinken tha se mund të ketë masa amerikane kundër Serbisë nëse ai nuk respekton kërkesën.
“Thash që jeni një superfuqi dhe mund të bëni ose të thoni çfarë të doni, por unë jam plotësisht kundër kësaj. Mendoj se do të ishte shumë keq”, tha presidenti serb për agjencinë e shtypit Tanjug.
Të shtunën në mbrëmje, ambasadori i Gjermanisë në ShBA, Andreas Michaelis, e përshkroi situatën si “një tjetër fuçi baruti në Evropë” dhe një rrezik që duhet marrë seriozisht.
The Guardian shkruan se Michaelis tha në mediat sociale që kishte pasur “bashkëpunim shumë të ngushtë midis Gjermanisë dhe SHBA-së në ditët dhe orët e fundit”, i cili ishte “absolutisht çelësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”.
“Serbia duhet të veprojë tani,” tha Michaelis.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...