Google ADS

Thatësia shtyn mbjelljet vjeshtore

09:29 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Koha e mirë dhe moti me diell, ka bërë që në vendin tonë të ketë thatësi. E kjo sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, po ndikon në shtyrjen e të mbjellave vjeshtore.

Kështu deklaroi Isuf Cikaqi, drejtor i Politikave Bujqësore në MBPZHR në.

“Kohët e fundit në Kosovë nuk ka reshje e që janë të domosdoshme për mbjelljen e drithërave . Jemi në fundin e afatit optimal të të mbjellave, a sa i përket startit jemi pak vonë. Ne po presim të ketë shpejtë reshje ”, tha ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se shumë fermer nuk po munden t’i realizojnë të mbjellat, sepse edhe lëvrimi nuk po mund të ndodh si duhet.

Sipas tij, realisht synimi i çdo fermeri e bujqësori është arritja e rendimenteve të bollshme, por që për t’u arritur kjo duhet të kalohen shumë shkallë deri në korrje, e për këtë nëse të mbjellat nuk arrijnë të bëhen me kohë atëherë mund të ketë edhe dëme apo pritje jo të kënaqshme.

Cikaqi tha se edhe nëse nuk do të ketë të reshura apo edhe nëse kalon afati optimal ata do t’i shtojnë më tepër mbjelljes farë diku 10 për qind më shumë, po ashtu edhe produktet artificiale që ndihmojnë të realizohet plani i të mbjellave në tërë Kosovën.

Ai po ashtu përmendi edhe subvencionet që do i bëjnë për fermerët e bujqësinë, në mënyrë që të realizohen të gjitha planifikimet, ndërkaq nëse do të ketë ndonjë fatkeqësi natyrore, atëherë do të vlerësohen dëmet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme