50 vjeçar-ja Valbona Sopa nga komuna e Lipjanit, tash e 23 vjet merret me kultivimin e pemëve dhe perimeve.
Valbona e kujton si sot kohën e pasluftës, kur bashkë me burrin dhe familjen e saj u kthyen në Sllovi të Lipjanit pa pasur asgjë.
Kthimi i jetës normale ishte i vështirë, andaj ajo vendosi që t’i bashkëngjitej burrit të saj në bujqësi.
Atëherë s’kishte zgjidhje, por sot këtë punë e ka primare.
“Si fillim ishte shumë e vështirë se nuk kishe nga të ja mbaje, mbasi mbetem pa punë, pa asgjë. Familja e burrit merreshin me bujqësi dhe vendosa t’i bashkëngjitëm burrit dhe familjes së tij”, tha gruaja nga Sllovia.
Punën me kultivimin e pemëve dhe perimeve ajo e kishte nisur me shtatë ari tokë dhe një serë, ndërsa sot ka 20 ari tokë me tetë sera.
Ndërsa, ka edhe 50 ari tokë me pemë dhe 15 ari tokë fushë të hapur.
Në këto toka ajo kultivon katër lloje domate, domatina, speca, fafarona, kastraveca, qepë dhe borania, ndërsa prej pemëve kultivon bostan, pjeprin, drezat, kumbullat dhe mollat.
“Na i kultivojmë të gjitha, duke filluar prej fidanëve dhe i shesim edhe ren, varet prej sezone tash për patligjana, kastraveca dhe pemë, por nuk po ka prodhim vetëm pemët janë ma mirë se është shumë nxehtësi ”, tha Valbona.
Valbona, shprehet e shqetësuar rreth kushteve klimatike, të cilat sipas saj, kanë ndikuar shumë në rënien e prodhimit dhe kultivimit të pemëve dhe perimeve këtë vit.
“Unë i kam katër bunarë dhe vitet e kaluara e sistemin e ujitjes e linim të funksiononte gjatë gjithë natës kurse tani vetëm 1 orë dy sepse uji shteret për shkak të thatësisë së madhe dhe klimës së nxehtë”, tha ajo.
Bashkëshortin e saj e ka krahë të djathtë, i cili e ka mësuar të merret me kultivimin e pemëve dhe perimeve dhe bashkë me të kanë arritur deri këtu.
“Ta zgjeroj nuk e kam në plan, por e kam në plan veç me u kujdes, sepse këtë vit më ka shkuar pak mbrapa, sepse po ka punë vetëm a je e zonja, por këtë vit kam ngelur pak mbrapa” u shpreh ajo.
Valbona tha se produktet e tyre janë 100% bio pa plehra artificiale dhe pa medikamente.
Këtë vit ajo tha se e cilëson se ka më pak prodhim për arsye të kushteve klimatik dhe insekteve të cilat ia kanë prekur produktet që ajo i prodhon dhe ato nuk mund ti tregtoj.
“Këtë vit po kuqen ma shpejtë dhe krimbi ka hy në to, patligjanat vetëm duhet t’i shfrytëzoj për vete, t’i bëj sallatë, por nuk mund t’i tregtoj. Prodhimet kanë pak ma pak, jo sikur vitet e kaluara por, edhe gjethet po i thahen sepse nuk po i mbërrin uji… por përsëri mirë është”, u shpreh ajo.
Valbona tregon se ka qenë e kënaqur gjithmonë me prodhimin, përveç këtë viti që sipas saj, dallohet nga vitet e kaluara, sepse për ata klient që i ka dhe i ka furnizuar më herët nuk po arrin të prodhojë si më parë. /Arbresh.info/Albiona Bashota/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...