Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me ngërçin politik që është krijuar tash e saj muaj në pamundësi për të formuar qeverinë Lëvizja Vetëvendosje.
Ai thotë se zgjidhja për ngërçi politik është tek partitë politike parlamentare, raporton portali arbresh.info.
Sipas tij duhet të respektohet vullneti i qytetarëve që është shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
“Ajo që duhet të ndodhë është respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të shprehur me 6 tetor ku kemi partinë e parë, partinë e dytë e partitë parlamentare të cilat në përputhshmëri me të drejtën kushtetuese dhe ligjore duhet t’i japin zgjidhje këtij procesi në mënyrë që të implementohet vullneti i qytetarëve dhe të implementohet në tërësi në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi. Prandaj zgjidhja e këtij ngërçi politik është tek partitë politike ende, natyrisht nëse kalon në një fazë tjetër, atëherë presidenti duke ushtruar detyrën e tij kushtetuese dhe ligjore do të punojë me tërë potencialin dhe në konsultim me partitë politike që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Thaçi.
“Njerëzit kanë votuar për të krijuar institucione dhe jo me kriju vakume të panevojshme, prandaj shpresoj në kulturën politike të liderëve politikë, besoj që nuk do të mungojnë angazhimet e spektrit politik”, tha presidenti.
Kreu i shtetit ka thënë se ka nënshkruar nominimin e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti me shpresën se gjatë takimit që kishin bashkë ai do ta merrte atë.
“Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë, por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”.
Këto komente Hashim Thaçi bëri në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri”./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet