Google ADS

Thaçi zbulon disa detaje interesante të bisedës me Papën për njohjen e Kosovës

21:54 | 26 Tetor 2017
M. A.

“Njerëzit në Vatikan janë të familjarizuar me kauzën e Kosovës. Edhe vet Papa Francesku është i mishëruar me kauzën tonë, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. Mund të them që Selia e Shenjtë do ta njohë pavarësinë tonë në një të ardhme jo të largët”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Zona e Debatit ka ripërsëritur se pret njohjen e mëvetësisë së vendit nga Selia e Shenjtë në një të ardhme të afërt, por pa dhënë ndonjë afat kohor.

Ai ka thënë se njerëzit në Vatikan janë të njoftuar me çështjen e Kosovës, duke shtuar se për të forcuar raportet ka ftuar, për të dytën herë, Papa Franceskun që ta vizitojë Kosovën, gjë e cila pret të ndodhë.

“Kosova e ka traditën e vet të bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë. Njerëzit në Vatikan janë të familjarizuar me kauzën e Kosovës. Edhe vet Papa Francesku është i mishëruar me kauzën tonë, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. Mund të them që Selia e Shenjtë do ta njohë pavarësinë tonë në një të ardhme jo të largët”, ka treguar Thaçi.

“Mua më është thënë që e kanë shikuar mundësinë e njohjes qysh në valën e parë, por tani kanë mbetur që ta gjejnë kohën më të mirë për ta bërë këtë gjë. Unë e kam ftuar dy herë Papa Franceskun që ta vizitojë Kosovën dhe besoj që këtë gjë do ta bëjë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme