Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara ka vizituar Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington.
Thaçi përmes Facebook-ut ka thënë se ‘qindra mijëra ushtarë të vrarë amerikanë, me sakrificën e tyre kanë ridefinuar dashurinë për lirinë, për atdheun dhe e kanë shndërruar atë në frymëzim për botën’.
Thaçi thotë se për të njëjtat vlera luftoi edhe populli i Kosovës.
“Ne, asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovës dhe në sigurimin e paqes në botë”, ka shkruar Thaçi./arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...