Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në fillim të qershorit do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.
Të enjten më 1 qershor 2017 pas ceremonisë së pritjes solemne është paraparë takim mes presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe takimet bilaterale të delegacioneve të të dyja vendeve, Kroacisë dhe Kosovës.
Të njëjtën ditë, Presidenti i Republikës së Kosovës, do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç, dhe do të bëjë homazhe me vendosjen e kurorë me lule para monumentit “Zëri i viktimave kroate- Muri i dhimbjes” në varrezat e qytetit Mirogoj./arbresh.info/
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...