Presidenti Hashim Thaçi vazhdon edhe sot konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, filloi konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj qeverisë.
Gjatë ditës së mërkure, Thaçi priti në takime të ndara kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Albin Kurtin, kryetarin e LDK-së, njëherësh ish-kryeministrin, Isa Mustafa, si dhe kryetarin e PDK-së, njëherësh ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.
Kreu i shtetit ka pyetur liderët politikë se cilët hapa i shohin si rrugëdalje nga situata e re politike, por gjithmonë duke pasur parasysh emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19.
Presidenti Thaçi do të vazhdojë konsultimet me partitë tjera parlamentare edhe sot.
Ai do të pres ë kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kreun e Nismës, Fatmir Limaj, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe përfaqësues të grupit parlamentar të 6+.
Pasi të përfundojë konsultimet me partitë politike, presidenti thotë se do të ndërmarrë hapa në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet në fuqi, duke marrë parasysh përvojën dhe procedurat gjegjëse të deritashme, por edhe duke marrë parasysh vullnetin politik të shprehur nga partitë politike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...