Thaçi: Vetëm SHBA-të partner besnik, të tjerët të luhatshëm

10:34 | 11 Mars 2020
Arbresh.info

“Asnjë lider që kam takuar gjatë ditëve të fundit nuk e cenon partneritetin me SHBA-në”.

Kështu tha presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media.

“Gjithë liderët politik janë të informuar për zhvillime të reja. Përfaqësuesit e LDK-së veç kanë qenë në Shtëpinë e Bardh dhe e dinë gjendjen aktuale. Kam besim të plotë të liderët e Kosovës e njoh respektin e tyre për SHBA-në. Asnjë lider në Kosovë që i kam takuar dje nuk e cenon partneritetin me SHBA-në. Kurti refuzon të takohet ne nuk mund të kthehemi në partneritet antiamerikan. Është shumë naive, injorant dhe mosdije të krahasohet intervenimi amerikan në Kosovë me gjithë këtë proamerikanizëm me prezencën Amerikane në Afganistan apo Irak. Kosova është vend i veçantë”, ka ai./arbresh.info/

 

 

 

Thaçi kërkon të ruhet si “sytë e ballit” partneriteti me ShBA-në

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme