Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbledhur sot këshillin konsultativ për Komunitete me të cilët ka diskutuar për shqetësimet e përfaqësuesve të komuniteteve në Kosovë.
Thaçi tha se si president i vendit do të adresojë çdo shqetësim që kanë komunitetet në Kosovë.
Sipas Thaçit Kosova është e të gjithë qytetarëve pa marre parasysh përkatësinë etnike.
“Jemi shtet për të promovuar të drejtat e komuniteteve jo shumicë. Dëshiroj një Kosovë ku të gjithë ndihen të barabartë dhe jetojnë me dinjitet. Vetëm një Kosovë multietnike mund të jetë garancë për të ardhmen evropiane të saj”, tha presidenti Thaçi.
Kryesuesi i Këshillit për Komunitete Gazmend Salijeviq tha se ky Këshill është prej mekanizmave kyç që iu mundëson komuniteteve të gjejnë zgjidhje të problemeve me të cilat komunitetet ballafaqohen.
Salijeviq tha se nuk kanë pasur përkrahje nga disa ministri të veçanta ndërsa tha se me Kushtetutë me forca të përbashkëta të ndërtohet Kosova.
“Dëshiroj t’i them Qeverisë së ardhshme se vetëm me dialog mund t’i zgjidhim problemet dhe jo t’i vendosim ato nën tepih. Askush s’mundet me gomë t’i fshij problemet e boshnjakëve, ashkalive dhe serbëve, atë duhet ta bëjmë ne. Ne si Këshill funksionojmë më buxhet të vogël në krahasim me disa agjenci që kane buxhet enorm ndërsa kemi përkrahje të sinqertë nga presidenti dhe komuniteti ndërkombëtar”, tha Salijeviq.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...