“Thaçi, Veseli, e Haradinaj nuk e kanë bërë shtetin, Kosova mundet pa ta”

20:26 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti Ilir Deda ka thënë se përpjekja e shfuqizimit të Speciales nga disa deputet ka qenë serioze.

“Serioziteti i tyre shihet me këmbëngulësinë që kanë pasur. Ligji që ata donin ta shfuqizonin nuk e mbyll Gjykatën Speciale mirëpo ata çfarë kanë dashur këta të bëjnë është ta bllokojnë punën e Gjykatës, apo aktakuzave”, ka thënë ai në televizionin Dukagjini, transmeton arbresh.info.

Sipas Dedës Gjykatë Speciale për Kosovë do të ketë.

“Ose e bëjmë ne vetë ose e bënë Këshilli i sigurimit me 1244. E kur e bënë KS ajo në njëfarë forme është suspendim i pavarësisë së Kosovës. Fati i Republikës është mbi të gjithë ne. Nuk e di çfarë po mendojnë këta. Thaçi, Veseli e Haradinaj nuk e kanë bërë këtë shtet dhe shteti ekziston edhe pa ta”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme