Serbia pritet që zgjedhjet presidenciale t’i mbajë edhe në Kosovë. Të paktën kështu është marrë vendim nga komisioni zgjedhor i Serbisë, që të hap 90 vendvotime në Kosovë.
Megjithatë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se në ditët në vazhdim do të merret vendimi për këtë çështje, në bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare.
Ai theksoi se vendimi i institucioneve të vendit do të jetë vetëm mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
“Është një paradoks që përderisa vet serbët e Kosovës bojkotojnë institucionet, tash kemi një rrethanë të mundësisë për organizimin e zgjedhjeve apo kërkesës për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Përgjigjen për këtë do ta dhënë institucionet në mënyrë unike në ditët e ardhshme dhe në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, por, çdo vendim do të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës …që do të thotë se do të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.
Javën që shkoi zyrtarë të Qeverisë së vendit patën paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të merret vendimi nëse do të lejojnë ose jo mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, porse ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.
Kreu i shtetit në këtë intervistë ka folur edhe për tema tjera, siç janë vrasjet politike të ri-aktualizuara ditëve të fundit nga LDK-ja, komisionin për të vërtetën dhe pajtimin, si dhe hapat që do të ndërmerren në rast se nuk kalojnë në Kuvendin e Kosovës, Asociacioni dhe ushtria. Të gjitha këto do t’i lexoni në intervistën e plotë që do të publikohet nesër.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...