Google ADS

Thaçi vazhdon me ndarjen e Medaljeve Presidenciale

13:15 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka bërë të ditur se ka dekoruar me medaljen presidenciale jubilare të dhjetë vjetorit të pavarësisë komandantin Shaban Polluzha (pas vdekjes), shkruan arbresh.info.

Thaçi ka shkruar se Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane themelet i ka në gjakun dhe kontributin e figurave të mëdha historike.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova Komandantin Shaban Polluzha (pas vdekjes) për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryengritja e komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica me bashkëluftëtarët e tyre, ishte shprehja më e mirë e mospajtimit të Kosovës me robërinë e re të diktaturës komuniste, pas Luftës së Dytë Botërore.

Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane themelet i ka në gjakun dhe kontributin e figurave të mëdha historike. HTH”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme