Thaçi: Ushtria nuk është kërcënim për paqen në rajon

12:02 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në debatin me përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile serbe në Kosovë, i ka bërë thirrje përfaqësuesve serb të Kosovës që të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi interesat e qytetarëve përfaqësohen duke qenë pjesë e institucioneve e jo jashtë tyre, derisa u ka thënë se FSK do të bëhet ushtri.

Thaçi ka thënë se nisma për transformimin e FSK-së, është në përputhje më kërkesat kushtetuese dhe legale.

“Tani janë krijuar kushtet që të lëvizim tutje dhe është e gatshme për transformim. Transformimin e bëjnë të nevojshme dhe zhvillimet në rajon, ishte urgjente, pasi FSK arriti nivelin e duhur që të transformohet në ushtri. Rruga jonë e preferuar ka qenë dhe mbetet përmes ndryshimeve kushtetuese, por nevojitet dhe përkrahja e komuniteteve joshumicë. Megjithatë përfaqësuesit politik serb s’kanë qenë dhe s’janë të gatshëm të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri. Lista serbe e ka bërë të qartë se është penguar për këtë nga Beogradi. Nuk mund të pranojmë që të konsultohemi për çështje të interesit tonë strategjik me Serbinë. Rritja e misionit të FSK-së nuk është kërcenim për paqen dhe siguron në rajon, aq më tepër për ndonjë qytetar. E rëndësishme është që FSK sot dhe nesër si ushtri është multietnike”, tha ai.

Ai tha se Kosovën e presin vendime të rëndësishme, siç është edhe Asociacioni i komunave serbe, i cili do të ndërtohet në bazë të vendimit të Kushtetueses, por në të njëjtën kohë po presim përfaqësuesit serb që të kthehen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme