Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova, përmes forcimit të subjektivitet ndërkombëtar dhe reformave të brendshme, është shndërruar në faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.
Ai gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin e SHBA-së Michael Pence, ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit e kemi bërë bashkë me SHBA-në. Tani jemi në proces të jetësimit të aspiratës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, dhe përsëri lidershipi amerikan është i pazëvendësueshëm”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka njoftuar zëvendëspresidentin Pence për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, duke thënë se kjo do të bëhet në koordinim të plotë me SHBA-në, partnerë tjerë strategjikë dhe NATO-n.
“Ne jemi duke punuar që të kemi një proces gjithëpërfshirës dhe një konsensus sa më të plotë për transformimin e FSK-së”, ka shtuar ai.
Presidenti ka ritheksuar se ushtria e Kosovës do të jetë një force multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Në këtë takim është biseduar me theks të veçantë edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në këtë proces.
“Përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare është përcaktuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të zbatueshme për të dy palët”, ka thënë Presidenti, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme për të forcuar paqen afatgjatë në rajon.
Presidenti Thaçi, po ashtu është zotuar se Kosova do të vazhdojë luftën e pakomproimis ndaj terrorizmit, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-në dhe partnerët e tjerë.
Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka vënë kurora lulesh në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington të SHBA-së.
Ai ka theksuar se rikthimi në këtë vend është gjithmonë një moment emocional dhe reflektimi.
“Qindra mijëra ushtarë të vrarë amerikanë, me sakrificën e tyre kanë ridefinuar dashurinë për lirinë, për atdheun dhe e kanë shndërruar atë në frymëzim për botën”, ka thënë ai.
Sipas presidentit Thaçi, për të njëjtat vlera luftoi dhe sakrifikoi edhe populli i Kosovës, prandaj asnjëherë Kosova nuk do të harrojë sakrificën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovës dhe në sigurimin e paqes në botë.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...