Presidenti Hashim Thaçi, ka uruar Ilir Metën, i cili u zgjodh President i Shqipërisë, me 86 vota të deputetëve të Kuvendit shqiptar.
“Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetërore do ta kryej me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
Presidenti Thaçi ka përmendur mbështetjen që, sipas tij, Meta i ka dhënë Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe se është i bindur se këtë do ta bëjë edhe në mandatin presidencial. “Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Thaçi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...