Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi thotë se e mirëpret bashkëpunimin me presidentin e ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili sot ka marr detyrën e tij zyrtare, shkruan arbresh.info.
Përmes postimit në faqen e tij zyrtare në Facebook, Thaçi ka shkruar se ka ftuar homologun e tij maqedonas për një vizitë zyrtare në Kosovë.
“Në inaugurimin e presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili sot mori detyrën e re. E mirëpres bashkëpunimin për integrimin euroatlantik të vendeve tona dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Presidentin e ri të Maqedonisë Veriore, po ashtu, e ftova edhe për vizitë zyrtare në Kosovë”, ka shkruar Thaçi./Arbresh.info
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...