Thaçi uron për fitoren e Kosovës ndaj Islandës

22:01 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për fitoren e Kosovës ndaj Islandës.

Ai përmes një postimi në facebook e ka quajtur fitore të jashtëzakonshme, shkruan arbresh.info.

“Ndeshje e mrekullueshme ndërmjet Kosovës dhe Islandës, në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës “FIBA2023”. Një fitore e jashtëzakonshme e Kosovës në rrugëtimin e gjatë drejt kualifikimit. HTH”, ka shkruar ai.

Ndryshe Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme.

Në kuadër të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror 2023, Kosova ka mposhtur kombëtaren e Islandës, me rezultatin 80:78./arbresh.info/

 

Kosova shënon fitore të madhe kundër Islandës – fillim i mirë drejt Kupës së Botës 2023

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme