Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se me fillimin e vitit të ri shkollor për shumë nxënës dhe familjet e tyre fillon një rrugëtim I rëndësishëm.
Ai tha se suksesi I nxënësve që sot për herë të parë vijojnë klasën e parë, do të përcaktoj nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës, transmeton arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre. Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë ë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Në këto dy dekadat e fundit kemi investuar në infrastrukturë, kemi modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore. Tani është koha që të nxisim cilësinë, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve tanë. Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës. HTH
/Arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...